Rreth AlPlast
Themeluar në vitin 1994 nga z. Fatmir Sylejmani, sot President i kompanisë, AL PLAST uPVC L.L.C. është zgjedhja ideale për investitorët. Alplast është kompania lidere në Kosovë për prodhimin dhe instalimin e dritareve, dyerve dhe roletave cilësore. Ne prodhojmë dhe instalojmë dyer, dritare plastike PVC, dritare prej alumini dhe roleta. Me fokus në cilësi, qëndrueshmëri dhe shërbim profesional, u shërbejmë klientëve në Prishtinë, Gjilan, Pejë dhe në të gjithë Kosovën.
Makineri full automatike, prodhuar në vitin 2024…
Thelbi i prodhimit të dyerve dhe dritareve të ofruara nga AL PLAST uPVC është një ekip punonjësish të kualifikuar dhe pajisjet teknologjikisht të avancuara të makinerive. Falë këtij kombinimi, ne prodhojmë produkte të cilësisë së lartë me një garanci afatgjate.
Njohuri dhe përvojë
Stafi i kualifikuar i specialistëve dhe makineria CNC e klasit të lartë i bëjnë produktet tona të karakterizohen me cilësi të shkëlqyer dhe përfundimi të saktë. Ne kemi fituar përvojë që nga viti 1994.
Certifikimi
Të gjitha produktet tona jane të certifikuara me CE dhe ISO. Materialet që ne perdorim po ashtu janë të gjitha të kualitetit superior të certifikuara me RAL.
Besueshmëria
Komponentët dhe teknologjitë e zgjedhura me kujdes që ne përdorim garantojnë besueshmëri dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme të produktit.
Bashkëpunimi
Ne punojmë me prodhues dhe furnitorë globalë si ALUPLAST, WINKHAUS, MACO, EXTE, HOPPE, ALUMIL, SCHUCO, WICONA, Etj…Këta emra janë garanci e cilësisë që ne ofrojmë.